Ç’është ‘puberteti i dytë’: Kur ndodh dhe si të përgatiteni për të?
Puberteti i dytë është një term zhargon që njerëzit përdorin për të përshkruar ndryshimet që ndodhin në trup në mosha të ndryshme. Nuk është një pubertet i vërtetë si në zhvillimin e pjekurisë seksuale, por një mënyrë për të përshkruar simptomat e ndryshme fizike dhe emocionale që mund të ndodhin me moshën. Mund të ndodhë zakonisht në të 20-at ose 30-at.
Disa prej simptomave mund të përfshijnë:
Ndryshimet psikologjike dhe emocionale – Periudha e përshtatjes me ndryshime të mëdha gjatë jetës, mund të marrë pak kohë dhe disa simptoma të ankthit ose depresionit mund të shfaqen si një reagim i natyrshëm ndaj një faze të re të jetës.
Forca e muskujve — Ndryshimet në masën kockore dhe forcën e muskujve mund të shfaqen në të 20-at tuaja. Ato priren të arrijnë maksimumin në këtë moshë.
Pesha – Disa njerëz vërejnë ndryshime në peshë me kalimin e viteve, veçanërisht nëse nuk kanë një regjim të shëndeshëm ushqimor.
Aknet — Akademia Amerikane e Dermatologjisë zbuloi se 45% e femrave midis moshës 21 dhe 26 vjeç kanë probleme me aknet. Kjo ndodh për shkak të ndryshimeve në hormone, stresit, pirjes së duhanit, përdorimit të alkoolit dhe/ose zakoneve të këqija të të ngrënit.
Ndryshimet të tjera të theksuara mund të dalloni në lëkurë, flokë, etj.
Si të përgatiteni për pubertetin e dytë
Dietë e shëndetshme – Një dietë e shëndetshme duhet të përfshijë fruta dhe perime, drithëra, yndyrna të mira dhe proteina pa yndyrë. Ushqimi i shëndetshëm mund të ndihmojë në ruajtjen e një peshe të ekuilibruar, parandalimin e osteoporozës dhe përmirësimin e humorit dhe shëndetit në përgjithësi. Një regjim i mirë do të rezultojë në përmirësim të shëndetit mendor, muskuj dhe kocka më të forta dhe lëkurë të shëndetshme.
Stërvitja — Të bësh shumë ushtrime është thelbësore kur përjeton ndryshime të lidhura me moshën. Ecje, kërcim, pilates, yoga dhe not – të gjitha ia vlejnë!
Gjumi i qetë – Përmbajuni një orari të rregullt të fjetjes dhe zgjimit.
Multivitamina – Konsultohuni me një mjek apo farmacist për të marrë suplementet që ju nevojiten.
Burimi: Flo Health