Trajneri i Francës: Ka emocion, ka krenari

Trajneri i Francës: Ka emocion, ka krenari

Franca është kombëtarja e dytë që ka siguruar pjesëmarrjen në finalen e madhe të Kupës së Botës “Katar 20222”.

Kampionët në fuqi të botës fituan 2:0 ndaj Marokut në gjysmëfinale sonte.

Kësisoj, Franca e siguroi pjesëmarrjen në finale për herën e dytë e radhazi në këtë turne.

Didier Deschamps për “TF1” foli për emocionet e udhëheqjes së “Gjelave” drejt finales së madhe.

“Ka emocion, ka krenari. Edhe një herë, ishte një hap i rëndësishëm. Ka ende një tjetër për të luajtur. Ne kemi qenë me lojtarët për një muaj, nuk është kurrë e lehtë, por ka qenë një kënaqësi deri tani”.

Kujtojmë se Franca në finale do të takohet me Argjentinën.

Shpërndaje në: