Mbyllet pjesa e parë, Franca në epërsi minimale ndaj Marokut
Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Francë – Maroku, duel ky në gjysmëfinalen e Kupës së Botës ‘Qatar 2022’.
Franca është në epërsi minimale ndaj ekipit marokien pas golit të shënuar në minutën e 5’ nga Hernandez.
Pas këtij goli ndeshja mori ritëm më të lartë duke sulmuar dy ekipet vazhdimisht.
Në pjesën e dytë do e shohim nëse Maroku do të rikthehet në lojë apo Franca do i bashkohet në finale Argjentinës.