Televizioni publik ia huq keq në paralajmërimin e ndeshjes: “Argjentina dhe Franca përballen sot”
Radio Televizioni i Kosovës në paralajmërimin e ndeshjes mes Argjentinës dhe Kroacisë ka ngatërruar skuadrën kroate me kombëtaren franceze.
Këtë lëshim, RTK e përmirësoi duke e zëvendësuar postimin paraprak me njoftimin e saktë të ndeshjes.
“Argjentina dhe Franca përballen sot në orën 20:00, në kuadër të garës për Kupën e Botës”, thuhej në postim.
Ndeshja e sotme po luhet në mes të Argjentinës dhe Kroacisë.