Tifozët e Argjentinës e ‘djegin’ vendin para stadiumit, po e presin Kroacinë
Sonte me fillim nga ora 20:00 do të zhvillohet takimi ndërmjet Argjentinës dhe Kroacisë, duel ky në kuadër të gjysmëfinales së parë të Botërorit.
Tifozët argjentinas tani janë mbledhur para stadiumit ‘Lusail’ kur po presin fillimin e këtij takimi të madh, shkruan Periskopi.
Me këngë në mbështetje të Argjentinës dhe daulle ata po festojnë për këtë ndeshje.
Të mos harrojmë se sonte e kanë një ndeshje të vështirë pasi Kroacia është një skuadër që vjen nga një finale e madhe e Botërorit.