“Tashmë është e shkruar, Messi do ta fitojë Kupën e Botës”
Lojtari i Milanit dhe legjenda e Suedisë, Zlatan Ibrahimoviç, është deklaruar për parashikimet e tij për fituesin e Kupës së Botës në Katar.
“Tashmë është e shkruar se kush do të fitojë, dhe ju e dini se për kë e kam fjalën. Unë mendoj se Messi do ta ngritë trofeun, kjo gjë tashmë është e shkruar”, tha për GOAL sulmuesi suedez që për dy sezone kishte ndarë zhevshtoren me superyllin, Lionel Messi, që deri më tani ka qenë lojtari kryesor i Argjentinës, me katër gola dhe dy asiste, shkruan Periskopi.
Kujtojmë se sot zhvillohet gjysmëfinalja e parë e Botërorit, me Argjentinën që do të takohet me Kroacinë në stadiumin Lusail me fillim nga ora 20:00.
Fituesi i këtij takimi do të përballet me fituesin e ndeshjes Francë-Marok që zhvillohet nesër. Finalja e Kupës së Botës në Katar do të zhvillohet të dielen. /Periskopi/