10 fakte për gjysmëfinalen e parë Argjentinë-Kroaci
Argjentina do të takohet sonte me Kroacinë në gjysmëfinale të Kupës së Botës në Katar, që është një mundësi për Lionel Messi të bëj edhe një hap më afër ëndrrës së tij për ta ngritur trofeun e çmuar.
Por ata do të përballen me një kundërshtar si Kroacia që katër vite më parë kishte arritur finalen në Rusi, teksa ka një rekord të kënaqshëm në ndeshjet me eliminin direkt, shkruan Periskopi.
Argjentina kurrë nuk ka humbur një gjysmëfinale të Kupës së Botës. Ata kanë qenë fitimtarë në katër gjysmëfinalet e fundit, duke mposhtur Shtetet e Bashkuara në vitin 1930 (6-1), Belgjikën në vitin 1986 (2-0), Italinë në vitin 1990 (4-3 pas ekzekutimit të penalltive) dhe së fundmi Holandën në Botërorin e fundit 2014 (4-2 pas ekzekutimit të penalltive).
Kroacia ka një rekord 50% në këtë fazë. Ata kishin humbur ndaj Francës (1-2) në vitin 1998, por që mposhtën Anglinë (2-1) katër vite më parë në Rusi.
Kroacia kurrë nuk ka humbur në ekzekutimin e penalltive në Kupën e Botës, duke i fituar katër përballjet e fundit që përfunduan në ekzekutim të penalltive. Ata kanë mposhtur Danimarkën (2018), Rusinë (2018), Japoninë (2022), dhe së fundmi Brazilin (2022). Në fakt, ata i kanë fituar të gjitha pesë ndeshjet e fundit që kanë shkuar në vazhdime, duke llogaritur edhe fitoren në gjysmëfinale kundër Anglisë (2-1).
Edhe Argjentina pothuajse ka një rekord perfekt në penallti. Ata i kanë fituar pesë prej gjashtë ndeshjeve të fundit që kanë shkuar deri në penallti, me humbjen e vetme në qerekfinalen kundër Gjermanisë në vitin 2006. Ata kanë mposhtur Jugosllavinë (1990), Italinë (1990), Anglinë (1998) dhe Holandën dy herë (2014 dhe 2022).
Dy ekipet janë takuar pesë herë më parë në të gjitha kompeticionet, me dy fitore për secilën dhe një barazim. Ata kanë një rekord të barabart, me Argjentinën që kishte fituar 1-0 në grupet e botërorit të vitit 1998 dhe me Kroacinë që kishte fituar 3-0 në Botërorin e vitit 2018. Luka Modric kishte shënuar në atë ndeshje.
Argjentina ka humbur vetëm një ndeshje në 41 takimet e saj të fundit (28 fitore dhe 12 barazime), me humbjen e fundit që e pësoi kundër Arabisë Saudite në takimin e saj të parë në Kupën e Botës në Katar. Qartësisht se ata janë përmirësuar me kalimin e ndeshjeve.
Lionel Messi do t’i bashkohet lojtarit të madh gjerman, Lothar Matthaus, me 25 paraqitje në Kupën e Botës, nëse luan kundër Kroacisë, që do të ishte një rekord. Duke pretenduar se ai do të paraqitej në finale ose në takimin për vendin e tretë, ai do ta kishte i vetëm këtë rekord.
Ne lehtësisht mund t’i kemi 30 minuta vazhdime. Tetë prej 14 përballjeve të Argjentinës me përfaqësueset evropiane në Botërore kanë shkuar në vazhdime, teksa pesë prej 6 takimeve me eliminim direkt të Kroacisë gjithashtu kanë shkuar në vazhdime.
Kroacia ka humbur vetëm një prej 12 ndeshjeve të saj të fundit në Botërore (5 fitore dhe 6 barazime), teksa ajo ka qenë gjithashtu e suksesshme në tetë prej 10 takimeve të fundit në përballjet me eliminim direkt.
Referi i ndeshjes do të jetë italiani Daniele Orsato. Ai kishte ndarë drejtësinë në ndeshjen hapësë të këtij Botërori në mes Ekuadorit dhe Katarit, teksa ai gjithashtu kishte referuar në ndeshjen e Argjentinës kundër Meksikës, që përfundoi me fitore të ekipit të Lionel Scalonit me rezultat 2-0./Periskopi/