Askush nuk e mori seriozisht, Eto’o parashikoi suksesin e madh të Marokut!
Shumë kohë para fillimit të Botërorit, ish-sulmuesi i Kamerunit, Samuel Eto’o, aktualisht president i federatës së futbollit të vendit të tij, kishte bërë disa parashikime.
Kameruni do të ecë përpara, do të mundë Belgjikën në çerekfinale dhe do të kualifikohet në gjysmëfinale, ku do të Senegalin. Maroku do të eliminojë Spanjën, Portugalinë dhe Francën për të arritur në finale”, tha ai më 9 nëntor.
Sa i përket përzgjedhjes së Kamerunit, ai nuk ishte i saktë, pasi ata u eliminuan në fazën e grupeve në vendin e 3-të në grupin G. Maroku, nga ana tjetër, u kualifikua në vendin e parë në grupin F, mundi Spanjën dhe Portugalinë.