E dini rastin e valixhës së zbrazët – Anglia u kthye nga Katari me një mace
Trofeu më i madh i futbollit mund të mos vijë në shtëpi, por maçoku Dave po!
Shpresat e Anglisë për ta fituar Kupën e Botës u shuan herët, por lojtarët nuk deshën të largoheshin nga Katari plotësisht duarthatë, prandaj ata vendosën ta marrin me vete në shtëpi një maçok të cilin e kishin adaptuar në kampin stërvitor.
Anglia u mposht 2:1 nga Franca në çerekfinale të shtunën, pasi Harry Kane dështoi të shënonte nga penalltia pak pasi Olivier Giroud e kishte shënuar golin e dytë për kampionin në fuqi.
Franca do të përballet me Marokun në gjysmëfinale, në përpjekje për ta vazhduar rrugën e mbrojtjes së titullit.
Maçokut, të cilin John Stones e pagëzoi me emrin Dave, do t’i duhet t’i kalojë katër muaj në karantinë para se të lejohet të ribashkohet me Stones dhe Kyle Walker.“E pamë aty një ditë dhe vendosmë ta adaptonim, unë dhe Stones”, tha Walker për kanalin zyrtar të FIFA-s.
“Dave është i mirëseardhur në tavolinë. Disa njerëz vërtet nuk e duan maçokun, por unë e dua”, shtoi ai.
“Në ditën e parë që shkuan atje, Dave u shfaq papritmas. Ai ulej aty çdo natë për ta pritur ushqimin”, tha Stones.