Jamie Carragher: Nëse Lionel Messi e fiton Kupën e Botës, duhet ta shpallim më të mirin e historisë
Ish-mbrojtësi i Liverpool, Jamie Carragher, shpreson që Lionel Messi të fitojë Kupën e Botës 2022 me Argjentinën.
Sipas tij, kjo do të konfirmonte statusin e 35-vjeçarit si më i madhi i të gjitha kohërave (GOAT).
Messi do të udhëheqë vendin e tij në gjysmëfinale kundër Kroacisë të martën. Carragher, duke folur për Sky Sports, mendon se është vendosur skena që Messi të shkruajë historinë.
“Do të doja të shihja Argjentinën ta fitonte atë për Lionel Messin. Franca është skuadra më e mirë, por ndoshta është shkruar që Messi dhe Argjentina ta fitojnë atë.
Mbështetja që ata kanë në stadiume është absolutisht e jashtëzakonshme. “Nëse Messi do të mund të ngrinte Kupën e Botës, do ta çimentonte atë si lojtarin më të madh që ka luajtur ndonjëherë këtë lojë”, tha Carragher.