Trajneri i Argjentinës ia ka frikën Kroacisë, flet edhe për të ardhmen e Messit

Trajneri i Argjentinës ia ka frikën Kroacisë, flet edhe për të ardhmen e Messit

Nesër me fillim nga ora 20:00 do të zhvillohet takimi ndërmjet Argjentinës dhe Kroacisë, duel ky në kuadër të gjysmëfinales së Kampionatit Botëror, Katari 2022.

Para kësaj ndeshje të madhe ka foplur edhe trajneri i Argjentinës, Lionel Scalon i cili tha se Kroacia është një skuadër e fortë dhe e papërshtatshme, shkruan Periskopi.

Madje Scaloni u pyet edhe për të ardhmen e Messit që e përshkruajti në mënyrë madhështore.

“Ne e kemi analizuar shumë Kroacinë. Ata janë një ekip i madh që kanë lojtarë të mrekullueshëm. Do të jetë një ndeshje e vështirë.”

“Kushdo që e pëlqen futbollin dëshiron të shohë një lojtarë si Modric në fushë”, tha fillimisht trajneri argjentinas.

Ndërsa i pyetur se për të ardhmen e Messit me Kombëtaren e Argjentinës, Scalon tha një fjalë të madhe?

“Ne do të shpresojmë që ai të vazhdojë të luajë. Le të shohim nëse ai bën. Ne do të vazhdojmë ta shijojmë atë, kjo është e rëndësishme për ne dhe për botën e futbollit.”

Shpërndaje në: