Komiteti i Sigurisë në kuadër të Ministrisë së Sportit ka vendosur: Ndeshjet e basketbollit do të zhvillohen pa tifozë
Një incident i djeshëm bëri që finalja e Superkupes në basketboll, mes Prishtinës dhe Trepçës, të marrë vëmendjen e të gjithëve.
Huliganizmi dhe përleshjet mes tifozëve bën që disa prej tyre të lëndohen, palestra të dëmtohet.
Në anën tjetër, katër policë u lënduan nga këto përleshje.
Kjo bëri që të mblidhet Komiteti i Sigurisë në kuadër të Ministrisë së Sportit, për të diskutuar mbi masat që duhen ndërmarrë për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla.
“Pas shqyrtimit të rrethanave të përgjithshme dhe atyre specifike lidhur me incidentet e mbrëmshme, Këshilli ka hartuar kërkesat dhe rekomandimet vijuese:
Të ndalohet pjesëmarrja në mënyrë të organizuar dhe me çfarëdo shenje dalluese e të gjitha grupeve të tifozëve në ndeshjet e basketbollit, të cilat organizohen nga Federata e Basketbollit të Kosovës, deri në një njoftim tjetër”, shkruhet në vendimin e Këshillit.