Lojtarët, tifozët dhe legjendat e futbollit i luten Gareth Southgate të qëndrojë dhe të udhëheqë Anglinë drejt fitores në Euro 2024
Lojtarët dhe tifozët mbrëmë iu lutën Gareth Southgate që të qëndronte si trajner i Anglisë.
Ndërsa u kthye në Britaninë e Madhe nga Katari mes dhimbjeve të Kupës së Botës, ai tha se do të “reflektojë dhe rishikojë” pozicionin e tij, shkruan Periskopi.
Por ko fjali e tij ndikoi tek tifozët që kërkojnë që Southgate t’i udhëheq ‘Tre Luanët’ edhe në euro Euro 2024 në Gjermani.
Mesfushori Declan Rice tha: “Unë me të vërtetë shpresoj që ai të qëndrojë.”
Por ndërsa lojtarët dhe stafi i dëshpëruar përgatiteshin të fluturonin për në shtëpi, një numër i madh i tifozëve ishin në prëkrahje të Southgate që ai të qëndronte.
Mbrojtësi i Man United, Harry Maguire e përshkroi trajnerin e Tre Luanëve si “të mahnitshëm”.
Ish-portieri i Anglisë, Peter Shilton, beson se gaferi 52-vjeçar do të jetë në krey të Anglisë.
Ai tha: “Southgate duhet të qëndrojë si trajner i Anglisë. Ne kemi bazën e një ekipi që në fund do të fitojë një trofe të madh. E ardhmja duket e ndritur. Mbaje besimin.”
Armët e reja të Southgate mposhtën kampionët francezë të botës në stadiumin Al Bayt , por u ndëshkuan në momentet kyçe – ndërsa humbja jo karakteristike e penalltisë së Harry Kane vonë vulosi fatin e tyre.
Southgate i cili ka udhëhequr Anglinë në një gjysmëfinale të Kupës së Botës dhe një finale të Euros është nën kontratë deri në dhjetor të vitit 2024, por tani do të ketë bisedime me FA për të ardhmen e tij.
Trajneri ende nuk ka dhënë një përgjigje finale për atë se a do të largohet përfunimisht nga Anglia.
Ai tha: “Sa herë që i kam përfunduar këto turne, më është dashur kohë për të marrë vendimin e duhur.
“Emocionalisht ju kaloni nëpër shumë ndjenja të ndryshme dhe energjia që duhet në këto turne është e madhe.
“Dua të marr vendimin e duhur, çfarëdo qoftë kjo për ekipin, për Anglinë, FA. Mendoj se është e drejtë të marrësh kohë për ta bërë këtë”, tha ai.