Flet aksionarja e Sallës së Sportit në Pallatin e Rinisë: Dëmi nga përleshja e djeshme e tifozëve arrin mbi 50 mijë euro

Flet aksionarja e Sallës së Sportit në Pallatin e Rinisë: Dëmi nga përleshja e djeshme e tifozëve arrin mbi 50 mijë euro

Aksionarja e Sallës së Sportit në Pallatin e Rinisë, Fiknete Bejta ka reaguar pas incidenteve në finalen e madhe të Superkupës së Kosovës, ku tifozeritë Plisat dhe Torcida u përleshën me përfundimin e pjesës së parë.

Bejta ka reaguar në Facebook ku edhe e zbuloi çmimin e dëmit të shkaktuar që sipas saj arrin mbi 50 mijë euro.

“Vizituam, Sallën e Sportit në Pallatin e Rinisë e cila u dëmtua mbrëmë nga huliganët gjatë lojës së finalës së Kupës së Kosovës.

Përveç dëmeve fizike që kanë pësuar disa policë, janë dëmtuar rëndë tribunat e palestrës së vogël në Pallatin e Rinisë, dyertë, xhamat mbrojtës dhe parketi.

Kjo sallë është rinovuar rishtas nga NPL”Pallati i Rinisë” dhe dëmi llogaritet të jetë minimumi 50 mijë euro”, ka shkruar ajo.

Ja postimi:

Shpërndaje në: