Këto janë 4 shenjat më të papjekura të horoskopit

Këto janë 4 shenjat më të papjekura të horoskopit

Në astrologji, tiparet e një shenje të zodiakut ndikohen nga planeti, elementi dhe modaliteti i tyre sundues. Nëse doni të dini se sa e pjekur është apo jo një shenjë, do ta gjeni këtë përgjigje duke parë elementin e saj (zjarri, toka, uji ose ajri), i cili është themeli i personalitetit të një shenje.

Siç thotë astrologja Emily Newman për Bustle, “Ju zbuloni se kryesisht elementët e tokës janë super të pjekur. Shenjat e tjera mund të sillen sa fëminore aq edhe dramatike, por shenjat e tokës janë më të bazuara dhe dinë të ruajnë ekuilibrin në marrëdhënie.”

Ka shumë mënyra për të treguar papjekurinë, si të qenit i papërgjegjshëm ose egoist. Shenjat më të papjekura të horoskopit e tregojnë këtë pjesë të tyre në mënyra të ndryshme.

Këtu janë katër shenjat më të papjekura, sipas Newman.

DASHI

Dashi shihet si ‘foshnja’ e zodiakut, për shkak se ata janë shenja e parë. Të sunduar nga Marsi, janë shumë të pasionuar, të prirur, të orientuar drejt veprimit dhe bëjnë çdo gjë për të realizuar një qëllim. Megjithatë, ata kanë një tendencë për t’i vënë nevojat e tyre para të tjerëve.

Veprimet dhe zemërimi i tyre priren të shkaktojnë shumë bujë. Ata janë kokëfortë dhe mund të sillen si fëmijë nëse nuk pajtohen me vendimin tuaj. Janë gjithashtu shumë konkurrues dhe rrallëherë humbasin.

BINJAKËT

Si shenja e përfaqësuar nga binjakët, shenja e Binjakëve kanë dy personalitete që ndryshojnë në varësi të situatës ose njerëzve rreth tyre. Sipas Newman, “mendjet e hapura dhe fleksibël të Binjakëve mund të shohin çdo skenar nga këndvështrime të ndryshme”, gjë që i bën ata shumë të mprehtë në mendime dhe intelektual.

Në të njëjtën kohë, Binjakët janë shumë argëtues. Ata preferojnë t’i marrin gjërat lehtë, qofshin këto biseda ose marrëdhënie në të cilat janë.

GAFORRJA

Sipas Newman, Gaforrja është shenjë “jashtëzakonisht” e ndjeshme dhe priret të veprojë bazuar në emocione. Mënyra e tyre pasive-agresive për t’u marrë me problemet mund të jetë shumë zhgënjyese për shenjat që kanë aftësinë t’i shohin gjërat në mënyrë më objektive.

LUANI

Luani është një tjetër shenjë argëtuese që nuk i pëlqen t’i marrë gjërat shumë seriozisht. Atyre u pëlqen të kenë gjithë vëmendjen ndaj tyre dhe kënaqen kur të tjerët kujdesen ose “i trajtojnë si fëmijë”.

“Luani nuk pretendon për pjekuri,” thotë Newman. Një sjelljen tipike të shenjave të zjarrit, ata veprojnë pa u menduar, gjë që mund t’i futë në telashe. Ata e duan dramën dhe priren të jenë paksa melodramatikë vetë. Bota është skena e tyre dhe ata janë ylli. Luanët janë shumë të sjellshëm, bujarë dhe besnikë, megjithatë, ndonjëherë mund të jenë pak më tepër për t’u marrë me miqtë dhe familjen e tyre.

Shpërndaje në: