“MOS T’JAU NIJM AS NI ZOOO” – Reagimi i ‘Plisave’ pas fitores
Tashmë ka përfunduar takimi i finales në basketboll mes Prishtinës dhe Trepçës.
Prishtina ka triumfuar me rezultatin 74-53 dhe ka fituar Superkupën e Kosovës, shkruan Periskopi.
Dustin Thomas dhe Derrick Willson shkëlqyen tek Prishtina me 18, respektivisht 16 pikë.
KB Prishtina dhe Trepça u takuan për herë të parë në një finale të Superkupës në basketboll dhe kryeqytetasit fituan këtë ballafaqim.
Pas ndeshjes ka reaguar menjëherë tifo-grupi ‘Plisat’ kur i ka ftuar të gjithë tifozët të mblidhen te Sheshi ‘Zahir Pajaziti’ për ta festuar triumfin e tyre.
Kujtojmë se ky ballafaqim u mbyll me incidente nga të dyja tifozeritë e skuadrave që u përleshën mes veti dhe shkatërruan palestrën.