Policia e Kosovës largon tifozerinë “Torcida” nga Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë
Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes finale të Superkupës së Kosovës në basketboll – eskaloi situata mes tifozërive të pranishme në sallë.
Plisat dhe Torcidat u përleshën për disa sekonda, me ç’rast ende nuk ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes, për shkak të ekseseve.
Momentalisht, Policia e Kosovës ka reaguar dhe ka larguar nga salla tifozerinë mysafire, Torcida.