Tifozët ‘shpërthejnë’ në komente ndaj komentatorit britanik për rastin e humbjes së penalltisë nga Kane

Tifozët ‘shpërthejnë’ në komente ndaj komentatorit britanik për rastin e humbjes së penalltisë nga Kane

Komentatori i ITV, Sam Matterface, ka zemëruar fansat me krahasimin e tij të padrejtë gjatë transmetimit pas humbjes së Anglisë ndaj Francës në Kupën e Botës.

Anglia u eliminua në çerekfinale ndaj Francës falë një goli të vonë të Olivier Giroud, shkruan Periskopi.

Penalltia e humbur në minutën e 84-të të Kane u bë edhe momenti i trisht për tifozët anglez, pasi sulmuesi i Tottenham Hotspur goditi topin me fuqi dhe e dërgoi jashtë.

Megjithatë, pas humbjes, komentatori i ITV, Matterface, zgjodhi të bënte një krahasim të rastësishëm drejtpërdrejt në transmetim, i cili nuk u prit mirë nga tifozët anglez.

Komentatori tha: “Ne kishim nevojë për Gary Lineker, por ne morëm Chris Waddle”.

Referenca e penalltisë së humbur të Chris Waddle në vitin 1990 ndihej e pavend dhe sigurisht që ishte mungesë respekti për Waddle, i cili luajti mbi 60 ndeshje përt Anglinë.

Kështu, komentatori Sam Matterface u pushtua nga komentet e shumta që vini nga fansat e Anglisë.

Shpërndaje në: