Zlatko Dalic: Nuk frikësohemi nga Messi
Trajneri i Kroacisë, Dalic, në një konferencë për media foli për gjysmëfinalen e Botërorit në Katar kundër Argjentinës.
“Nëse do të përsërisim të njëjtën ndeshje të luajtur kundër Brazilit, nuk do të kemi asgjë për t’u frikësuar” – filloi kështu trajneri, duke ngarkuar kombëtaren e tij të bëjë një tjetër sukses dhe të përsërisë atë që u bë në 2018 dhe kështu të luajë një tjetër finale.
Trajneri padyshim është fokusuar tek Leo Messi. Dalic ka ide mjaft të qarta për zhvillimet taktike që klubi duhet t’i ndjekë: “Lojtari që e mbron Messin? Jo, Leos i pëlqen të jetë shumë i larmishëm në fushë dhe ne do të mbrohemi në zonë. E dimë se sa vrapon dhe sa i pëlqen të mbajë topin në këmbët e tij. Do të na duhet të bëjmë një fazë mbrojtëse të organizuar dhe të disiplinuar”.
“Ne kurrë nuk dorëzohemi, e kemi treguar dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Është privilegj të kemi një grup të rinjsh si ky, të cilët i dërgojnë një mesazh të tillë gjithë botës. Mbështetja nga jashtë na jep një forcë shtesë”, përfundoi Dalic.