Drita kampione vjeshtore – Luhatjet në tabelë pas xhiros së 18’të
Prishtina dhe Ballkani janë ndarë baraz 1:1 në ndeshjen e fundit për këtë vit kalendarik në Superligën e Kosovës në futboll.
Ballkani e pati epërsinë pothuajse për tërë ndeshjen, por e lëshoi nga duart në sekondat e fundit.
Kësisoj, Drita shpallet kampione vjeshtore me 38 pikë, aq sa ka edhe Ballkani në vendin e dytë.
Në të tretin gjendet Prishtina me 27, të njëjtat pikë sa ka edhe Gjilani në vendin e katërt.
Tabela e plotë: