Mbyllet pjesa e parë, Argjentina në epërsi minimale ndaj Holandës
Para pak çastesh ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen çerekfinale mes Holandës dhe Argjentinës, në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Kombëtarja argjentinase mbylli 45 minutat e parë me epërsinë minimale 0:1.
Nahuel Molina shënoi në minutën e 35-të, pasi pranoi një asistim të mrekullueshëm nga Lionel Messi.
Kujtojmë se ekipi fitues nga kjo ndeshje, në gjysmëfinale do të takohet me Kroacinë, që sot eliminoi Brazilin.