Fred: Dua ta shoh Messin duke qarë
Ish-sulmuesi i Brazilit, Fred, ka thënë dëshiron që vendi i tij të takohet me Argjentinën në gjysmëfinale të Kupës së Botës në Katar dhe që Lionel Messi të qajë me lot.
Të dy shtetet e Amerikës Jugore do t’i luajnë ndeshjet e tyre të premten, me Brazilin që do të takohet me Kroacinë, kurse Argjentina do të përballet me Holandën.
Nëse këto dy kombëtare i fitojnë ndeshjet respektive, atëherë ato do të përballeshin në gjysmë finale në javën tjetër.
“Unë dua të shoh një gjysmëfinale Brazil-Argjentinë. Unë dua kaos dhe trazira, driblime të Neymar dhe Messin duke qarë”, tha 39-vjeçari./Periskopi/