Çokollata përmirëson funksionimin e trurit!

Çokollata përmirëson funksionimin e trurit!

Studiuesit kanë bërë krahasime midis individëve të cilët kanë konsumuar rrallë ose asnjëherë çokollata, rreth 337 njerëz, dhe atyre që e konsumojnë të paktën një herë në javë, rreth 631 njerëz.

Pjesëmarrësit kanë dhënë rezultate të ndryshme të testit që është bërë në lidhje me trurin, përfshirë këtu kujtesën afatshkurtër, si të kujtuarit se ku janë vendosur sende të ndryshme, të menduarit në mënyrë abstrakte, vëmendja e kushtuar dhe cikli i funksionimit të memories etj.

Ata që kishin konsumuar çokollatë ishin më pak të prekur ndaj tensionit të lartë të gjakut apo ndaj diabetit dhe kishin nivele më të ulëta të glukozës në gjak sesa grupi tjetër i testuar.Megjithatë, ata rezultonin me nivel të lartë të kolesterolit, duke përfshirë kolesterolin me densitet të ulët lipoprotein që varfëron shëndetin kardiovaskular.

Por ndoshta duhet të presim edhe studime të tjera, pasi ndarja në dy grupe ekstremisht të prera me thikë nuk është e drejtë, sepse ndoshta rezultati do të ndryshonte për dikë që e konsumon çokollatën më rrallë apo më shpesh se rastet në studim.

Shpërndaje në: