Mbrojtësi i Francës, Upamecano lojtarëve të Anglisë: Shkoni flini më herët që pastaj ta ndalni Mbappen
Mbrojtësi i Francës Dayot Upamecano u ka kërkuar lojtarëve të Anglisë që të shkojnë në shtrat herët nëse duan të kenë një shans për të ndaluar Kylian Mbappen.
Tre Luanët do të përballen me fituesit e Kupës së Botës 2018 të shtunën në kuadër të çerekfinales, shkruan Periskopi.
Para kësaj ndeshje po qarkullojnë shumë fjalë se nëse Anglia mund të ndalojë yllin e Paris Saint Germain, Mbappen, i cili ka shënuar pesë gola tashmë në këtë kampionat.
Kështu, mbrojtësi franceze tha:
“Kylian është një sulmues krejtësisht i ndryshëm nga kushdo tjetër. Ai është një lojtar i klasit botëror dhe është e vështirë ta ndalosh atë. Duhet të shkosh në shtrat herët”, tha ai.