Dënimi i FIFA-s për Serbinë, Tahir Batatina: Qesharake, Llapi u dënua me 55 mijë euro vetëm se tifozët e mbanin flamurin Kombëtar
Dje oragni më i lartë i sportit në botë, FIFA ka dënuar tri Kombëtare që përcollën tek publiku racizëm dhe skena të tjera fyese.
Serbia, Kroacia dhe Arabia Saudite ishin Kombëtaret që u gjobitën nga FIFA në lidhje me skenat e tifozëve dhe lojtarëve të treguan në stadiume në ndeshjet e Kupës së Botës në Katar, shkruan Periskopi.
Kështu, komisioni disiplinor i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) gjobiti Serbinë me 20 mijë franga zvicerane për shkelje të nenit 11 të Kodit Disiplinor të FIFA-s dhe nenit 4 të Rregullores së Kupës së Botës FIFA 2022 në lidhje me flamurin skandaloz të shfaqur në dhomën e zhveshjes.
Ndërkaq, Federata e Kroacisë është dënuar nga FIFA me 50 mijë franga për thirrje të tifozëve në ndeshjen ndaj Kanadasë, thirrje këto drejtuar portierit të Kanadasë me nacionalitet serb, Milan Borjan.
Por, si komentohet e gjithë kjo situatë nga trajneri i Llapit, Tahir Batatina. Periskopi ka kontaktuar trajnerin Batatina i cili me 27 korrik të këtij viti e kishte një rast dënimi nga UEFA për ndeshjen ndaj Buduqnostit në Konferencë Ligë.
Skuadra e tij u dënua me 55 mijë euro për shpalosjen e flamurit Kombëtar nga tifozët llapjanë në Podgoricë.
Tekniku kosovar e konsideron dënimin e FIFA- s ndaj Serbisë si qeshrak dhe aspak të drejtë.
“Kjo është qesharake, Llapi është dënu 55 mijë euro pse ka pas në tifozeri flamurin kombtar ku nuk jonë të ndalura me rregulla. Sepse flamuri kombtar nuk është racizëm po simbol i një kombi. Ndërsa Kroacia po ashtu u dënu 50 mijë franga për fyrje të portierit, ku tifozët kanë të drejtë me fy por jo në mënyrë raciste gjë që nuk ka ndodh dhe e kanë denu. Ndërkaq në fotografi tregohet se flamuri i Serbisë në zhveshtore të kombtares serbe cenon të drejtën e një shteti tjetër Sovran”, tha fillimisht Batatina.
Ai tutje shtoi se me këtë shkelje që ka bërë Serbia dhe t’i jepet një dënim kaq qesharak, nuk do koment fare.
“Kjo tregon më së miri se çfarë shkeljesh ka bërë kombëtarja serbe dhe i jepet dënim qesharak, kjo nuk do koment – vetëm se ata duhet gjithmonë të ledhatohen nga të gjitha instancat si në politike por edhe në sport që është e pa kuptimt për realitetin e ri botëror”, tha Batatina.
Kujtojmë se përveç Serbisë dhe Kroacisë dhe arabia Saudite u dënua nga FIFA me 30,000 franga zvicerane (32,000 dollarë) për “sjellje të pahijshme të ekipit” pasi mori gjashtë kartonë të verdhë në ndeshjet kundër Argjentinës dhe Meksikës./Periskopi/