Ronaldo ua ‘mbyll gojën’ të gjithëve: Jemi grup shumë i bashkuar për t’u thyer nga forcat e jashtme, luftojmë për ëndrrën tonë
Emri i Ronaldos po qarkullon gjithandej në media Botërori, pas vendimit të trajnerit Santos që ai të mos luajë nga fillimi në ndeshjen e eliminimit direkt kundër Zvicrës.
Ronaldo u zëvendësua nga Goncalo Ramos që shkëlqeu me tre gola ndaj Zvicrës në takimin që u mbyll me rezultatin 6:1, shkruan Periskopi.
Madje emri i Ronaldos ishte sot në ballinën e mediave më prestigjioze në botë, për faktin se kinse ai ka kërkuar largimin nga kampi i Portugalisë pas vendimit të fundit që trajneri Santos e bëri për të.
Por, lajmin e ka hedhur posht Federata e Futbollit të Portugalisë, duke cilësuar këto thashethem të dëmshme për Kombëtaren e tyr dhe vetë Ronaldon.
E për të ia vendosur ‘vulën’ kësaj pune, ka reaguar edhe Ronaldo i cili tha se ata janë një grup i bashkuar që nuk thyen nga një forcë e jashtme.
“Jemi grup shumë i bashkuar për t’u thyer nga forcat e jashtme. Një komb shumë i guximshëm për t’u frikësuar nga çdo kundërshtar. Një ekip në kuptimin e vërtetë të fjalës, që do të luftojë për ëndrrën deri në fund! Merrni një hap të besimit me ne! Hajde, Portugali”, tha Ronaldo.