Bylbyl Sokoli për dënimin e FIFA-s dhënë Serbisë: Kosova dhe Kroacia është dasht me kërku përjashtimin e Serbisë nga Botërori
Sot dhe zyrtarisht FIFA ka publikuar edhe dënimet që ka dhënë për Kombëtaret që përcollën tek publiku racizëm dhe skena të tjera fyese.
Kështu, komisioni disiplinor i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) gjobiti Serbinë me 20 mijë franga zvicerane për shkelje të nenit 11 të Kodit Disiplinor të FIFA-s dhe nenit 4 të Rregullores së Kupës së Botës FIFA 2022 në lidhje me flamurin skandaloz të shfaqur në dhomën e zhveshjes, shkruan Periskopi.
Kjo gjë ndodhi në takimin e parë ndaj Brazilit, duke qenë një nga veprimet më skandaloze që ndonjë kombëtare ka bërë në dhomën e zhveshjes.
Ky dënim i FIFA-s vlen vetëm për shkak të flamurit skandaloz të Serbisë të shfaqur në dhomat e zhveshjes.
Ndërkaq, Federata e Kroacisë është dënuar nga FIFA me 50 mijë franga për thirrje të tifozëve në ndeshjen ndaj Kanadasë, thirrje këto drejtuar portieri të Kanadasë me nacionalitet serb, Milan Borjan.
Por, si po e vlerëson ish-trajneri dhe analisti i futbollit në vendin tonë, Bylbyl Sokoli dënimin e FIFA-s për Serbinë në lidhje me Kosovën.
Periskopi ka biseduar me profesorin, Bylbyl Sokoli për ta pranuar medinimin e tij në lidhje me ngjarjen e fundit që ndodhi në futboll.
Sokoli fillimisht tha se FIFA përmes rregulloreve të saj vendos për dënimin meritor ndaj shkelësve të rregullave të saj, ndërsa nuk komentoi rreth dënimit të Kroacisë.
“Varësisht prej ankesës dhe nenit që atakohet pëson edhe dënimi…Çdo nen i rregullores e ka dënimin maksimal dhe minimal. Për neve (Kosovën) është me rëndësi se FIFA na trajton si anëtar me të drejta të plota dhe shkelësi i rregullave është shteti që ka kryer gjenocid në Kosovë”, tha fillimisht trajneri kosovar.
Tutje ‘profa’ tha se Kosova dhe Kroacia duhej që të apelonin në FIFA që Serbia të përjashtohej nga Kupa e Botës, kjo për faktin se nuk ka vendos sanksione ndaj Rusisë që po zhvillon luftë me Ukrainën.
“Serbia në vazhdimësi shkelë të gjitha normat etike për zhvillimin e marëdhënive ndërnacionale përmes futbollit. Kosova është dasht me Kroacinë me kërku përjashtimin e Serbisë nga Botërori për shkak se nuk ka vu sanksione kundër Rusisë e cila vazhdon të vras njerëz të pafajshëm në Ukrainë”, tha Sokoli.
Kujtojmë se përveç Serbisë dhe Kroacisë dhe arabia Saudite u dënua nga FIFA me 30,000 franga zvicerane (32,000 dollarë) për “sjellje të pahijshme të ekipit” pasi mori gjashtë kartonë të verdhë në ndeshjet kundër Argjentinës dhe Meksikës./Periskopi/