Santos e la Ronaldon në bankë, shpërthen Georgina: Turp që nuk e shijuam lojtarin më të mirë në botë

Santos e la Ronaldon në bankë, shpërthen Georgina: Turp që nuk e shijuam lojtarin më të mirë në botë

Georgina Rodríguez, partnerja e Cristiano Ronaldos, ndoqi fitoren e Portugalisë ndaj Zvicrës (6-1) në Estadio Lusail, e cila i lejoi kombëtares portugeze të kualifikohej në çerekfinale të Kupës së Botës në Katar.

Pas ndeshjes, Georgina Rodríguez ka bërë një publikim në rrjetet sociale.

“Urime, Portugali. Ndërsa 11 lojtarët këndonin himnin, të gjitha kamerat u drejtuan nga ju. Sa turp që nuk shijuam lojtarin më të mirë në botë gjatë 90 minutave. Fansat nuk reshtin së kërkuari për ju dhe duke bërtitur emrin tuaj. Zoti dhe miku yt i dashur Fernando të vazhdojnë dorë për dore dhe të na bëjnë krenar edhe një natë”, shkruajti ajo në Instagram.

Shpërndaje në: