Ish-presidenti i FIFA-s akuzon Granit Xhakën: “Ku ishe mbrëmë? Ti je njeri i zhurmshëm”
Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter ka zgjedhur të ngacmojë Granit Xhakën pas situatave të ndodhura me Serbinë dhe humbjen e pësuar ndaj Portugalisë në shifrat 6-1 në Kupën e Botës ‘Katari 2022’.
“Si në tenis: Kombëtarja e Zvicrës humbi 1:6 ndaj Portugalisë. Ku ishte Xhaka? Njeriu që pretendon të jetë lider dhe është më i zhurmshmi, por nuk pati asnjë ndikim në lojë në momentin më të rëndësishëm”, tha Blatter.
Wo war Xhaka? Sepp Blatter über das gestrige WM-Aus der Schweizer. https://t.co/FlPPup4vIx #zo24sport #zürioberland24 #wmkatar pic.twitter.com/nzS9Av0MJI
— Zürioberland24 (@zuerioberland24) December 7, 2022