Liridon Leci tregon arsyen që e shtyu për të paditur Zana Avdiun

Liridon Leci tregon arsyen që e shtyu për të paditur Zana Avdiun

Ish-futbollisti kosovar, Liridon Leci në emisionin“Favoriti i Botërorit” në T7, ka treguar pse vendosi të padit aktivisten, Zana Avdiu.

Leci tha është ndjerë i ofenduar nga krahasimi që ajo i ka bërë me një futbollist të Serbisë.

“Për fjalorin e përdorur ndaj meje. Me ka krahasuar me numrin 9 të Serbisë. Kjo është ofendim për mua. Këto nuk i lejoi dhe kam ngre padi. Avokati im do të merret me të”, u shpreh Leci.

Edhe avokati i Liridon Lecit, Nasuf Hasani, sot gjatë ditës bëri të ditur se do ta përfaqësoj ish-futbollistin në gjykatë.

“Liridon Leci, sot më besoj autorizimin për ta përfaqësuar në gjykatë sa i përket parashtrimit të padisë për fyerje nga Zana Avdiu!”, shkroi ai në “Facebook”.

Shpërndaje në: