Kroacia fiton dramën me penallti

Kroacia fiton dramën me penallti

Kombëtarja e Kroacisë ka arritur ta sigurojë biletën për në fazën çerekfinale të Kampionatit Botëror 2022.

Kroacia dhe Japonia bënë një lojë të shkëlqyer, duke lënë që gjithçka të vendosej nga ekzekutimi i penalltive, pasi loja e rregullt u mbyll 1:1.

120 minuta nuk mjaftuan për të treguar fituesin e çiftit Kroaci – Japoni. Në ekzekutimin e penalltive, më të qetë e më të saktë ishin kroatët.

Loja ishte tejet e balancuar, me të dyja skuadrat që gjetën nga një gol e krijuan edhe raste të mira shënimi.

Ishte fillimisht Japonia që kaloi në epërsi me golin e minutës së 43’, me anë të Maeda.

Reagimi i Kroacisë erdhi në fillimin e pjesës së parë, kur Ivan Perisic dërgoi topin në rrjetë, në minutën e 55’.

Deri në fund, të dyja kombëtaret patën raste të mira, por nuk arritën të gjenin më portën. Tani, gjithçka do të përcaktohej pas vazhdimeve.

Dy pjesë me nga 15 minuta nuk treguan ndonjë gol tjetër, me Kroacinë që ishte më kërkuese por që s’kishte formulën për finalizim.

Në ekzekutimin e penalltive, portieri i Kroacisë bëri mrekullinë duke pritur dy penallti.

Minamino gjuajti i pari, por gaboi. Vlasic shfrytëzoi këtë dhe i dha epërsi Kroacisë. Për Japoninë situata u bë më e keqe kur edhe lojtari i dytë, Mitoma gaboi në gjuajtjen e dytë.

Për Kroacinë gaboi Livaja, i cili qëlloi shtyllën në serinë e tretë. Por, Livakovic priti edhe penalltinë e Yoshida, duke mos lënë aspak presion për kroatët. Fitoren e vulosi goli i Pasalic, për 1:3 në serinë e penalltive. 

Shpërndaje në: