Japoni – Kroaci ndeshja e parë që shkon në vazhdime
Ndeshja mes Japonisë dhe Kroacisë ka shkuar në vazhdime, me dy pjesë prej 15 minutave.
Koha e rregullt prej 90 minutave u mbyll baras, me rezultatin 1:1.
Daizen Maeda (43’) shënoi për japonezët, kurse Ivan Perisic (55’) për kroatët.
Në rast se as në vazhdime nuk ka fitues, atëherë do të jetë e nevojshme të ekzekutohen edhe penalltitë.