Nexhmedin Spahiu për Xhakën e Shaqirin: Janë produkt i Zvicrës, nuk kemi të drejtë të mburremi me ta

Nexhmedin Spahiu për Xhakën e Shaqirin: Janë produkt i Zvicrës, nuk kemi të drejtë të mburremi me ta

Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri janë në vëmendjen kryesore pas ndeshjes Zvicër-Serbi.

Dy protagonistët kryesorë të kësaj ndeshje ngjallën shumë emocion tek të gjithë shqiptarët, por pati edhe nga ata që patën kritika për dyshen kosovare.

E para ishte Zana Avdiu, e cila e quajti “akt prej një rrugaçi”, aktin e Granit Xhakës ndaj serbëve.

Ndërsa pas saj, ka reaguar edhe profesori Nexhmedin Spahiu, i cili thotë se nuk duhet barazuar Xhaka e Shaqiri me përfaqësuesit e kombit tonë, pasiqë siç thotë ai, “ata janë gjak I yni por nuk janë produkt I Kosovës, janë produkt I Zvicrës”.

“Zvicra ka të drejtë të mburrret me ta e jo ne. Ne veç mund t”i gëzohemi suksesit të tyre. Ata nuk përfaqësojnë kombin tonë, por kombin zvicran. Nuk kemi të drejtë te mburremi me ta siç mburremi me trajnerin Driton Kuka , Majlinda Kelmendin, futbollistët Milot Rashica , Vedat Muriqi etj, që përfaqësojnë Kosovën. Askush nuk ka të drejtë t’i fajësojë Shaqirin e Xhakën përse nuk kanë tradhtuar Zvicrën e të luajnë për kombëtaren e Kosovës, por ata nuk mund të konsiderohen patriotë kosovarë. Patriotë zviceranë po”, ka shkruar Spahiu.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: