Franca kualifikohet në çerekfinale të Botërorit, eliminohet Polonia e Lewandowskit
Franca ka arritur të kualifikohet në çerekfinalen e Kupës së Botës që po mbahet në Katar.
“Gjelat” triumfuan pastër 2:0 ndaj Polonisë, me Mbappen që shkëlqeu edhe sonte.
Giroud shënoi golin e parë të Francës në minutën e 44-të, pas asistimit të Mbappes.
Njëherit, Giroud u bë golashënuesi më i mirë i Francës me 52 gola, duke e tejkaluar legjendën, Thierry Henry.
Më pas, skena ishte për asistuesin e golit të parë, Kylian Mbappe.
Ylli i PSG-së shënoi dy gola të bukur në pjesën e dytë, për ta kualifikuar kombëtaren e tij në çerekfinale të Kupës së Botës.
Fillimisht, Mbappe realizoi në minutën e 74-të, pas asistimit të Dembeles, kurse në minutën e 90-të realizoi sërish pas asistimit të Marcus Thuram.
Krejt në fund të ndeshjes, Robert Leëandoëski realizoi nga penalltia golin e nderit për Poloninë.
Fillimisht, në tentimin e parë, gjuajtjen e priti Lloris, por ajo u përsërit pasi portieri francez nuk e kishte të paktën njërën këmbë në vijë.
Në çerekfinale, Franca do të përballet me fituesin e duelit Angli-Senegal, që zhvillohet sonte nga ora 20:00.