Sot varroset futbollisti 17-vjeçar i Trepçës ’89 që vdiq dje në fushë
Ish-futbollisti i Trepçës ’89, Erion Kajtazi, që vdiq dje si pasojë e një arresti kardiak, do të varroset sot.
Lajmin e ka bërë të ditur një familjar i tij, Shkumbin Kajtazi, i cili tha se varrimi do të bëhet në orën 14:30.
“Miq e familjarë, djali ma i mirë i familjes, Erioni, na la sot. Varrimi do të bëhet në ora 14:30 në fshatin Zasellë”, ka shkruar Kajtazi.
Erion Kajtazi vdiq gjatë një ndeshje futbollistike, ku në minutat e fundit të pjesës së parë ra pa ndjenja në tokë.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë, ka reaguar edhe FFK-ja ku tha se stafet mjekësore të të dyja klubeve kanë intervenuar me shpejtësi, por përkundër përpjekjeve, Erioni s’ka dhënë shenja jete.