Gruaja e futbollistit meksikan shan keq katarasit: Ju mbani erë të tmerrshme
Pavarësisht se është jashtë Kupës së Botës, Kombëtarja e Meksikës vazhdon të bëjë lajme në Katar. Është bashkëshortja e njërit prej futbollistëve, e cila ka bërë komente mjaft të rënda për nikoqirët e Botërorit.
Bashkëshortja e Jorge Sanchez, Linda Villanueva, ka kritika për higjienën e njerëzve të Katarit. Linda ka qenë në një taksi kur ka vendosur të ndajë mendimin e saj për katarasit dhe, pa dyshim, fjalët e saj janë pak të diskutueshme.
“Sa u kushton këtyre njerëzve të bëjnë dush, të vendosin pak parfum, pak deodorant. Oh, jo! Sapo kemi ardhur nga marrja e Uber-it, ata kanë një erë të tmerrshme”, ka postuar ajo./PERISKOPI/