E pyesin gazetarët: Trajneri i Serbisë nuk e qet as një fjalë nga goja për momentin me Xhakën
Zvicra e ka siguruar kualifikimin tutje në Botëror duke e mposhtur Serbinë me rezultatin 2:3.
Shaqiri ka realizuar golin e parë për Zvicrën që ishte një festën e madhe për gjithë tifozët në stadium, shkruan Periskopi.
Por, kjo ndeshje nuk kaloi as pa incidente, ku i përfshirë ishte kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, të cilën e sulmuan lojtarët serb në fund të ndeshjes.
Trajneri i Serbisë nuk e pati as edhe një koment për këtë incident, i iku pyetjes së gazetarit në konferencë pas ndeshjes.
“Ndoshta lojtarët mund ta thonë, por nuk e di se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Ka pasur tension, por nuk mund të them arsyen e vërtetë të asaj që ndodhi. Ndonjëherë tensioni vjen nga rrethana fatkeqe, por kjo është normale për një lojë si kjo”, tha ai.