Koreja e Jugut e bën mrekullinë, fiton ndaj Portugalisë dhe shkon tutje në Botëror
Koreja e Jugut është ekipi tjetër që e ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Kampionatit Botëror.
Dhe këtë, koreano-jugorët e arritën në minutat shtesë të ndeshjes.
Portugalia ishte duke avancuar qysh në minutën e pestë, kur Horta realizoi për 0:1.
Koreja e Jugut e barazoi rezultatin në minutën e 27-të përmes Kim Young-Gëon.
Krejt në minutat shtesë të ndeshjes, Hëang Hee-Chan shënoi për t’ia siguruar kualifikimin vendit të tij.
Kësisoj, Portugalia kualifikohet si e para me gjashtë pikë, kurse Koreja e Jugut si e dyta me katër pikë.
Uruguai mbetet jashtë Botërorit, pasi që ka katër pikë, por ka gola më pak të realizuar.