I nervozuar tej mase – Gjesti i Lukakus pas ndeshjes që nuk doli në TV
Kombëtarja e Belgjikës është eliminuar nga Kupa e Botës ‘Katari 2022’ qysh në fazën e grupeve, pas barazimit pa gola 0 me 0 ndaj Kroacisë.
Belgët patën disa raste shënimi në minutat e fundit të ndeshjes, por sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku dështoi në 3 apo 4 raste të 100 për qind.
Dhe pikërisht në fundin sulmuesi i huazuar te Interi nga Chelsea thyen xhamin e pankinës në fundin e ndeshjes. Me një boks, ai rrëzoi xhamin që është i vendosur anash në pankinë.
Ekipi i trajnerit, Roberto Martinez në tri ndeshjet e fazës së grupeve grumbulloi vetëm katër pikë në pozitën e parafundit (3), një më pak se Kroacia në vendin e dytë dhe tri më pak se lideri, Maroko (7).
Pra nga Grupi F, shkojnë dy vendet e para, Maroko dhe Kroacia.