Konfirmohet: Xherdan Shaqiri është i gatshëm ndaj Serbisë
Xherdan Shaqiri do të jetë i gatshëm për ndeshjen vendimtare në Kupën e Botës “Katar 2022”, kundër Serbisë
Kjo ndeshje do të zhvillohet më 2 dhjetor, teksa pritet të përcaktojë përfundimisht se cila përfaqësuese do të kalojë në 1/8 e finales.
Përzgjedhësi Murat Yakin në konferencën e sotme konfirmoi se ka të gjithë lojtarët në dispozicion.
“Sommer dhe Elvedi patën një natë të keqe. Por, deri të premten në mbrëmje, ata kanë kohë për t’u rikuperuar”, tha ai.
Sa i përket shqetësimeve muskulore të Shaqirit dhe Okaforit, Yakin shtoi: “Katër lojtarët do të jenë në dispozicion për mua të premten”.
“Skuadra ime ka eksperiencën dhe pjekurinë për të siguruar kualifikimin. Një kualifikim për në fazën e 16-të të një Botërori është, nuk duhet të harrojmë kurrë, një rezultat fantastik. Unë dua që skuadra ime të jetë dominuese që në minutat e para. Ata duhet të vënë kundërshtarin nën presion. Ne kemi gjithçka në dorë për të kaluar dhe për t’i bërë tifozët tanë krenarë”, deklaroi Yakin.
Kujtojmë se Zvicra është e dyta në Grupin G me 3 pikë, teksa Serbia është e treta me 1 pikë.
Brazili prin në këtë grup me 6 pikë, kurse Kameruni është i fundit me 1 pikë.
Edhe sfida Brazil – Kamerun do të zhvillohet të premten.