Vajza e Peles i qetëson të gjithë: Shumë alarm në media, babai është në spital për mjekim rutinorë
Legjenda e futbollit brazilian Pele është shtruar në spital pasi po lufton me kancerin, tha vajza e tij në rrjetet sociale të mërkurën.
Postimi i Kely Nascimento në Instagram erdhi pasi ESPN Brasil raportoi se Pele ishte shtruar në spitalin Albert Einstein me “ënjtje të përgjithësuar” dhe po i nënshtrohej disa testeve për një vlerësim më të thelluar të çështjeve të tij shëndetësore, përcjellë Periskopi.
“Shumë alarm në media sot në lidhje me shëndetin e babait tim. Ai është në spital duke rregulluar mjekimin,” shkroi Nascimento. “Nuk ka asnjë parashikim urgjent apo të ri të tmerrshëm. Unë do të jem atje për Vitin e Ri dhe premtoj se do t’i postoj disa foto.”
82-vjeçarit iu hoq një tumor nga zorra e trashë në shtator të vitit 2021 dhe që atëherë është ai shkon për trajtime të rregullta në spital./Periskopi/