Për herë të parë në histori referet femra do ta ndajnë drejtësinë në një Botëror për meshkuj
Një ekip i tërë i përbërë prej refereve femra do ta ndajë drejtësinë në një ndeshje të Kupës së Botës të enjten në takimin në mes Kosta Rikas dhe Gjermanisë.
Stephanie Frappart do të jetë gruaja e parë që do të referojë në një Kupë Bote për meshkuj, shkruan BBC.
Francezja u bë zyrtarja e parë grua në kompeticion kur ajo u përzgjodh si referja e katërt në ndeshjen në mes Meksikës dhe Polonisë të martën e kaluar.
“Ne ndjejmë presionin”, tha për BBC Frappart para fillimit të garës, përcjell Periskopi.
“Por unë mendoj se ne nuk do të ndryshojmë. Duhet të jemi të qetë, të fokusuar dhe të koncentruar dhe të mos mendojmë rreth mediave apo gjërave të tilla, vetëm të fokusohemi në fushë”, tha ajo.
Frapart do të shoqërohet nga brazilianja Neuza Back dhe meksikanja Karen Diaz Medina në stadiumin Al Bayt të enjten.
Ajo ishte bërë gruaja e parë që kishte referuar në ndeshje të Champions Leagues për meshkuj në vitin 2020, si dhe kishte ndarë drejtësin në finalen e Super Kupës së Evropës në mes Liverpool-it dhe Chelsea-s në vitin 2019. /Periskopi/