FIFA hap çështje disiplinore kundër Kroacisë

FIFA hap çështje disiplinore kundër Kroacisë

FIFA hapi një çështje disiplinore kundër Kroacisë të martën për shkak të talljeve të tifozëve të saj ndaj portierit kanadez Milan Borjan, i cili ka lidhje familjare serbe, gjatë ndeshjes së skuadrave në Kupën e Botës.

FIFA tha se rasti kundër federatës kroate të futbollit ishte “për shkak të sjelljes së tifozëve të saj” dhe citoi rregullat në lidhje me diskriminimin. Kjo pasoi një ankesë zyrtare nga Canada Soccer.

Borjan ka lindur në një rajon etnik serb të Kroacisë që ishte pjesë e konfliktit që ndau ish-Jugosllavinë në vitet 1990.Kanadaja u eliminua nga gara për Kupën e Botës dhe do luajë ndeshjen e mbetur të grupit për statistikë.

Shpërndaje në: