Enrique: Nëse fitoj Kupën e Botës, mund të kandidoj për kryeministër

Enrique: Nëse fitoj Kupën e Botës, mund të kandidoj për kryeministër

Spanja është një hap larg kalimit të grupit dhe me lojën e bërë në dy ndeshjet e fundit shihet si favorite për të triumfuar në Kupën e Botës në Katar.

I pyetur në rast të fitimit të Botërorit, a mund të ishte kandidat për kryeministër të Spanjës, përgjigja e trajnerit Luis Enrique ishte e drejtpërdrejtë.

“Epo, nuk do të ishte keq. Nëse fitoj Kupën e Botës, mund të kandidoj për të udhëhequr vendin. Po, megjithatë, e them paraprakisht, nëse nuk mbaj të paktën 50% të premtimeve që bëj, do të largohem pas një viti. Dhe kjo mendoj se është edhe mënyra se si duhet të sillen disa politikanë. Unë do të bëja këtë: nëse nuk përmbush të paktën 50% të premtimeve, do të largohesha”, ka thënë Luis Enrique.

Shpërndaje në: