Pamje nga koncerti i Dua Lipës në sheshin “Skënderbej” në Tiranë

Pamje nga koncerti i Dua Lipës në sheshin “Skënderbej” në Tiranë

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka performuar para qindra qytetarëve në Tiranë, në festimet e 110-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Koncerti i Dua Lipës u mbajt në sheshin “Skënderbej”, si pjesë e aktiviteteve festive për shënimin e përvjetorit të pavarësisë.

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka qëndruar prej disa ditësh në Shqipëri.

Kjo për faktin se do të performonte më 28 Nëntor, në 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Paraprakisht, ajo ka marrë nënshtetësinë e Shqipërisë teksa ka mbajtur edhe një konferencë para mediave.

Ylli ndërkombëtar u shpreh e lumtur që do të interpretonte në Tiranë dhe se me këtë rast do të mbyllte turneun “Future Nostalgia”.

Në nisjen e koncertit, ka qenë kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj – ai i cili ka ndarë pamje nga koncerti madhështor i Duas.

Në bazë të fotografive, duket se janë mbledhur mijëra shqiptarë për t’u argëtuar me hitet e Lipës në festën e madhe të shqiptarëve.

Kjo njëherësh do të jetë shfaqja e 94-të e 27-vjeçares, një mënyrë e mrekullueshme për të përmbyllur turneun në kuadër të albumit “Future Nostalgia”.

 

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Prokuroria hap rast për vdekjen tragjike të tre fëmijëve në Jabllanicë: Po ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka hapur rast për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” pas vdekjes…

Ngjarja tragjike në Jabllanicë, Koalicioni për Familjen i anulon aktivitetet e fushatës

Koalicioni për Familjen ka njoftuar se i ka anuluar të gjitha aktivitetet e fushatës zgjedhore…

Kanadaja do të hakmerret kundër Trump me tarifa 25% për mallrat e ShBA-së

Kanadaja ka shpallur tarifa hakmarrëse kundër ShBA-së, një veprim që shënon fillimin e një lufte…

Vdekja tragjike e tre fëmijëve në Jabllanicë: Objekti u shemb dje pasdite, viktimat u gjetën rreth orës 23:30

Tre fëmijë kanë humbur jetën mbrëmë në fshatin Jabllanicë të Gjakovës pasi u shemb një…

Isak Neziri në Skenderaj: Të rinjtë janë forca e PDK-së në këto zgjedhje

Kandidati i PDK’së për deputet Isak Neziri, ka mbajtur tubim me të rinjtë në Skenderaj,…

Valon Grabovci: Banja me një mobilizim shumë pozitiv në përkrahje të PDK-së dhe Bedri Hamzës

Kandidati i PDK’së për deputet Valon Grabovci, ka mbajtur tubim në Banjë, shkruan Periskopi. “Banja…

Bedri Hamza u shpreh ngushëllime familjeve për vdekjen tragjike të tre fëmijëve në Jabllanicë

Bedri Hamza u ka shprehur ngushëllime familjeve Rama, Mehmeti dhe Morina për vdekjen tragjike të…