Nuk do të luajë më në Botëror – Pse u përjashtua Onana nga Kameruni?
Njoftimi zyrtar i formacionit të Kamerunit kundër Serbisë zbuloi një mister që ishte mbajtur i fshehtë.
Ishte befasuese jo vetëm të shikoje Andre Onanën të përjashtuar nga formacioni titullar, por edhe nga banka rezervë.
Portieri i Interit e kishte nisur humbjen 1-0 ndaj Zvicrës, kur mundi të bënte pak për të ndaluar golin e Breel Embolos.
Pse Andre Onana u largua nga Kameruni?
Edhe pse media të ndryshme kanë pretenduar se është një çështje disiplinore, MARCA ka mësuar se kjo nuk është arsyeja.
Onana largohet nga Botërori – nuk do të luajë më – për arsye sportive, për “modelin e lojës”.
Kështu na kanë thënë të afërmit e tij, pasi ish-lojtari i Barcelonës dhe Ajaxit nuk futet në skemat e Rigobert Song.
Trajneri beson se Onana rrezikon shumë me lëvizjet e këmbëve dhe në rinisjet nga porta.
Ai ka vendosur se do të preferonte një portier që luan më drejtpërdrejt. Kjo është arsyeja pse ai zgjodhi Devis Epassy kundër Serbisë.