Gjermania po hetohet nga FIFA, pse Flick nuk kishte marr një lojtarë në konferencë para ndeshjes me Spanjën
Gjermania po hetohet nga FIFA për shkelje të rregullave të konferencës për shtyp para ndeshjes kundër Spanjës.
Menaxheri Hansi Flick ishte i pranishëm për shtyp para ndeshjes ndaj Spanjës që u mbyll në 1:1 në stadiumin Al Bayt, por ai erdhi i vetëm, pa asnjë lojtar të pranishëm, shkruan Periskopi.
Rregulli nga FIFA është që një lojtar i bashkohet menaxherit për të folur me mediat, por Gjermania mendoi se ishte një udhëtim i panevojshëm për një nga yjet e tyre.
Konferencat për shtyp për çdo komb zhvillohen në IBC në Doha, kryeqyteti i Katarit. Megjithatë, do të kishte qenë një udhëtim i vështirë për 210 km vajtje-ardhje nga baza stërvitore e Gjermanisë, në Al Shamal.
Siç raportohet nga ‘Kicker’, Gjermania sugjeroi që paraqitja e tyre për media të bëhej në kampin e tyre stërvitor ose në një hotel, por FIFA e refuzoi atë ofertë.
“Unë erdha vetëm sepse nuk donim që një lojtar të kalonte tre orë në rrugën që do të vinte,” shpjegoi Flick mungesën e një lojtari.
“26 lojtarët janë të rëndësishëm dhe të gjithë duhet të fokusohen në lojë. Unë jam optimist”, tha ai.
Gjermania kishte një lojtar për konferencën e parë për shtyp përpara humbjes tronditëse 2-1 ndaj Japonisë, me Joshua Kimmich që shoqëronte Flick./Periskopi/