Kosta Rika shënon fitore minimale kundër Japonisë
Kosta Rika ka shkaktuar befasi, pasi ka shënuar fitore ndaj Japonisë në ndeshjen e dytë të Grupit E në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Kosta Rika e fitoi ketë ndeshje minimalisht, me një gol të shënuar nga fundi i ndeshjes.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Ahmad bin Ali” përfundoi me rezultatin 0:1.
Goli i vetëm dhe i fitores u shënua nga Keysher Fuller, në minutën e 81-të.
Kosta Rika tani ka 3 pikë dhe renditet e treta në grup, por me pikë të njëjta me Japoninë që është e dyta, si dhe me Spanjën lidere.
Spanjollët luajnë sonte kundër Gjermanisë, që ende nuk ka pikë në këtë grup.