Pjesë e parë e mërzitshme mes Argjentinës dhe Meksikës në Botëror
Para pak çastesh ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Argjentinës dhe Meksikës.
45 minutat e parë në “Lusail Iconic Stadium” janë mbyllur baras dhe pa gola.
Në këtë pjesë të parë nuk u pa ndonjë rast serioz për të shënuar gol.
Kjo ndeshje i takon xhiros së dytë në Grupin C.
Vlen të theksohet se nëse Argjentina pëson humbje, do të eliminohej nga Kupa e Botës.