Lëndohet Neymar, do të mungojë në dy ndeshjet e tjera të grupit
Sulmuesi brazilian Neymar do të humbasë dy ndeshjet e mbetura të fazës së grupeve me dëmtim të ligamentit të kyçit të këmbës, por do të jetë i aftë për fazën eliminatore nëse kualifikohen, shkruan Periskopi.
Ylli i PSG-së u lëndua në takimin e mbrëmshëm kundër Serbisë, takim ky që u fitua nga Brazili me rezultat 2-0 falë dy golave të Richarlison.
Kujtojmë se Brazili gjendet në grupin G, ku bën pjesë edhe Zvicra e Kameruni. /Periskopi/
🇧🇷 Brazil forward Neymar will miss their remaining two group stage matches with ankle ligament damage, but will be fit for the knockout stages should they qualify. #FIFAWorldCup pic.twitter.com/SLUn0BJaVL
— TNC Football ⚽️ (@TNC_Football) November 25, 2022